Ligue I e futbollit në Francë është në javën e 14-të. Këtë të diel PSG ia doli që të siguronte tri pikë ndaj Lorient, duke fituar 1-2 në transfertë edhe në mungesë të Messit. Goli dhe asisti i Neymar bëjnë që kampionët e Francës të shkëputen me pesë pikë nga Lens i vendit të dytë. Në ndeshjet e tjera, Clermont barazoi 1-1 me Montpellier, Nice fitoi 1-0 me Brest, Reims mori tri pikë ndaj Nantes, teksa Monaco fitoi 0-2 me Touluse. Marseille mundi 1-0 Lyonin me gol të Gigot.
PSG fitoi këtë të diel 1-2 me Lorient në transfertë për javën e 14 në Ligue I. Skuadra e Galtier nuk e pati të lehtë në 90 minuta, teksa goli i fitores u shënua vetëm nëntë minuta nga fundi i sfidës. Ndeshja u hap me golin e Neymar pas vetëm nëntë minutash lojë. PSG kontrolloi pjesën e parë, ndësra shtatë minuta me nisjen e pjesës së dytë vendasit barazuan me Moffi. Ndërrimet te PSG bënë që kampionët në fuqi të Francës të reagonin dhe në të 81 minutë të gjenin golin me vlerën e tri pikëve. Pas asistit të Neymar, Pereira tundi rrjetën. Me 38 pikë PSG mban vendin e parë në renditje, pesë më shumë se Lens që po bën një sezon fantastik. Lorient mbetet në vendin e katërt me 27 pikë.
Rezultatet:
Lorient 1-2 PSG
Clermont 1-1 Montpellier
Nice 1-0 Brest
Reims 1-0 Nantes
Touluse 0-2 Monaco
Marseille 1-0 Lyon
Renditja:
PSG fitoi këtë të diel 1-2 me Lorient në transfertë për javën e 14 në Ligue I. Skuadra e Galtier nuk e pati të lehtë në 90 minuta, teksa goli i fitores u shënua vetëm nëntë minuta nga fundi i sfidës.
Ndeshja u hap me golin e Neymar pas vetëm nëntë minutash lojë. PSG kontrolloi pjesën e parë, ndësra shtatë minuta me nisjen e pjesës së dytë vendasit barazuan me Moffi. Ndërrimet te PSG bënë që kampionët në fuqi të Francës të reagonin dhe në të 81 minutë të gjenin golin me vlerën e tri pikëve. Pas asistit të Neymar, Pereira tundi rrjetën. Me 38 pikë PSG mban vendin e parë në renditje, pesë më shumë se Lens që po bën një sezon fantastik. Lorient mbetet në vendin e katërt me 27 pikë.