Champions League e femrave vijoi këtë të mërkurë me ndeshjet e radhës. Për grupin A, PSG fitoi 5-0 me Vllazninë në raundin e tretë të kompeticionit. Vajzat shkodrane u treguan të pafuqishme në "grupin e ferrit", duke pësuar pesë gola.
Ndeshja u hap në minutën e 39 nga Geyoro, teksa në minutën e 44 autogoli i Matilda Gjergjit e dërgoi avantazhin e PSG në dy gola. Në pjesën e dytë skuadra nga Parisi shënoi edhe tre herë të tjera me Bachmann, Baltimore dhe Folquet.
PSG shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë në grup, teksa Vllazia pëson humbjen e tretë në po kaq ndeshje, duke qenë në vendin e katërt dhe të fundit të grupit me zero pikë. 15 gola kanë pësuar vajzat e Vllaznisë në grupet e Champions League, duke mos shënuar asnjë. Veç PSG në grup me Vllazninë janë edhe Chelsea dhe Real Madrid.