Ligue I zhvilloi javën e 15-të. PSG fitoi 5-0 me Auxerre duke vendosur "diktatin" në klasifikim. Në ndeshjet e tjera, Lille fitoi 1-0 me Angers, Brest mundi 2-1 Troyes, teksa Montpellier barazoi 1-1 me Reims. Edhe Nantes me Ajaccio barazuan 2-2. Monaco humbi 2-3 me Marseille.
PSG fitoi 5-0 me Auxerre këtë të diel për javën e 15 në Ligue I të Francës. Kryeqytetasit e Galtier u treguan të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, duke zhbllokuar ndeshjen qysh në minutën e 11 me Kylian Mbappe. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e ngushtë të vendasve në "Parc de Princes", teksa në 45 minutat e dyta do shënoheshin katër gola të tjerë.
Fillimisht Carlos Soler në minutën e 51, Hakimi në të 57, Sanches në minutën e 81 dhe Ekitike në minutën e 84 do vendosnin rezultatin 5-0. PSG duket se ka marrë diktatin e kampionatit, duke kryesuar me 41 pikë, pesë më shumë se Lens i vendit të dytë. Auxerre me 13 pikë qëndron në vendin e 16-të.
Lille fitoi 1-0 me Angers për javën e 15 në Ligue I. Vendasit e Fonseca iu falën golit të Djalo në minutën e 36 të ndeshjes, me mbrojtësin që përfitoi pas asistit të Cabella. Me 26 pikë Lille mban vendin e 7 në renditje, teksa Angers qëndron në fund të renditjes me tetë pikë.
Java e 15 në Ligue I në Francë ka parë Marseille të fitojë 2-3 me Monaco në transfertë. Skuadra e Igor Tudor kaloi e para në avantazh me Sanchez pas 35 minutave lojë, ndërsa Ben Yedder vendoi ekuilibrat në të 45 minutë. Volland kaloi Monacon në epërsi, ndësra Veretout u kujdes të vendoste rezultarin 2-2 shtatë minuta nga fundi. Vetëm në minutën e 90+7 Kolasinac kaloi Marseille në avantazhin 2-3, me sfidën që i dha tri pikë Marseille. Me 30 pikë marsejezët marrin vendin e 4, teksa Monaco me 27 qëndon e gjashta.
Rezultatet:
Renditja: