TiranëKlaudio Prendi, i cili u ekzekutua me pistoletë me selenciator sapo hyri në makinën e tij "G Class" dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit 2024 teksa po hynte në mjet pasi kishte dalë nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku' në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com dhe Report Tv se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Edhe babai i 27 vjeçarit, ish gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij dhënë grupit hetimor ka thënë se ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat. Ndërkohë makina luksoze, C-class që përdorte viktima, ku dhe u ekzekutua nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Pistoleta me silenciator e djegur
Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.  

Policia po punon dhe për të gjetur gjurmë të tjera në makinën e djegur që do të ndihmojnë për të çuar drejt zbulimit të autorëve por dhe për të mësuar pronësinë e makinës. Mjeti ka pasur targa greke të mbivendosura. Për shkak të djegie ekspertët kriminalistë akoma nuk kanë identifikuar numrin e shasisë së “Audit” që mund të çonte në gjurmët e pronarëve, apo nëse është e vjedhur.E vetmja shpresë për të pasur rezultate është kontrolli në pjesën e brendshme të motorit.

Atentati
Ora 00:36 (19 nëntor 2024) Një skemë tipike atentati. Klaudio Prendi sapo kishte dalë nga një lokal, hyri në makinë dhe sa do të nisej, nga xhami i përparmë i një makine u qëllua 5 herë, në pak sekonda. Plumbat që depërtuan në xhamat e makinës e kapën në gjoks dhe kokë. Ai ishte në shoqërinë e disa miqve në lokal, mes tyre edhe policë, të cilët kuptuan më vonë për atentatin, pasi të shtënat u mbytën nga silenciatori. Me makinën e tij e dërguan në spital me shenja jete, por bluzat e bardha nuk mundën ta mbajnë në jetë, për shkak se plumbat i prekën organe jetësore. Ndërkohë autorët, dyshohet 3,  pasi kanë qëlluar drejt 27 vjeçarit, janë larguar me makinë në drejtim të qendrës. Rreth orës 01:05 mjeti është gjetur I djegur në Farkë. 

Djali i ish gjyqtarit

Prendi ishte kthyer së fundmi nga Kanadaja, ku kishte qëndruar për më shumë se një vit, pasi u shpall në kërkim nga policia për të shtënat me armë zjarri në Pukë në 6 maj 2023.  Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’. Ngjarja asokohe mori nuanca poltike, për shkak se Prendi njihej edhe si krahu i djathtë i kandidatit ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj. 

Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vettingut. Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit, po ashtu gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Vrasja e Klaudio Prendit, zbardhet dëshmia e policëve që ishin shokë me viktimën
 

1731998510_klaudioprendi.jpg

Foto: Klaudio Prendi

 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, mes tyre dhe efektivë policie me të cilët ka qenë në lokal pak minuta para se të ekzekutohet 30 minuta pas mesnatës së 18 nëntorit.

Burimet bëjnë me dije për gazetarin e Shqiptarja.com dhe Report Tv se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin më te para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot 27-vjeçarit Klaudio Prendit i jepet lamtumira e fundit.

Ora 10:45
Atentati ndaj Klaudi Prendit, Ja makina e djegur e autorëve, ekspertët e kriminalistikës po punojnë të gjejnë numrin e shasisë (VIDEO)



 

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell videon e makinës së autorëve të atentatit ndaj Klaudio Prendit, I cili u vra një ditë më parë. Ekspertët e kriminalistikës janë duke punuar sërish për të gjetur prova, përfshirë numrin e shasisë. Video u sigurua nga gazetari Sokol Dema. 

Ora 09:58
Ekzekutimi i Klaudio Prendit, pistoleta me silenciator gjendet në makinën e djegur të autorëve

Foto nga vendi ku autorët dogjën makinën që kryen krimin

Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur. Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit, informon gazetari Sokol Dema.