Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, është duke bërë rolin e 'bomberit' në Turqi. Për raundin e 16-të në elitën e futbollit të këtij vendi, Rizespor siguroi tri pikë kundër Eyupspor.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Laçi nga pika e bardhë e penalltisë. 29-vjeçari u thirr në apel dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin Marcos Felipe në fundin e pjesës së parë, për t'i dërguar të tijtë të qetë në dhomat e zhveshjes. Më pas Akaydin shënoi golin e qetësisë për Rizespor.
Për Laçin kishte edhe një moment jo pozitiv, pasi në minutën e 58-të u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin që mos jetë i gatshëm për ekipin ndeshjen e radhës.
Qazim Laci 45' +2 (Pen.)
Süper Lig | ?? Çaykur Rizespor 1-0 Eyüpsporpic.twitter.com/lcc6fOSRXW— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 13, 2025
Komente









Nese don me lujt ne Europe ndrro emnin ne 2025 Qazim se nuk te blen kush.
Përgjigju