Analisti Kreshnik Spahiu ka ndarë me publikun lajmin e hidhur, atë të ndarjes së babait të tij nga jeta.

Spahiu ka postuar një foto krah të atit ndërsa ka bërë me dije dhe detaje nga ceremonia mortore që do të mbahet ditën e nesërme.

“Babi im sapo u nda nga jeta. Me hidhërim të thellë jemi mbledhur e gjithë familja dhe miqtë e tij për ta përcjellë në rrugëtimin e tij të fundit.

Varrimi bëhet nesër (e hënë, 15.12.2025, ora 14:00) në "Tufinë". Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë Funerale ALBA 2000, pranë Medresesë.

Vizitat priten nga nesër në mëngjes dhe ditët në vazhdim e Martë, e Mërkurë në orën 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në ALBA 2000.

Nga familja SPAHIU", shkruan Spahiu.