Dy të rinj kanë debatuar me njëri-tjetrin, por zënka ka kaluar në agresion, ku njëri nga djemtë ka qëlluar tjetrin me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi në një parking makinash. Edhe pasi e ka plagosur, sulmuesi i vërsulet sërish djalit, por çuditërisht viktima arrin të qëndrojë në këmbë dhe e godet për ta rrëzuar agresorin në tokë.
Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për të qetësuar situatën. Kurse policia nuk duket në horizont.
Videoja është filmuar më 29 korrik të një viti më parë ndërsa tashmë janë publikuar nga mediat pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë.
Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe pjesëmarrësit nuk janë identifikuar.