Video që po përlot botën:E varrosa
babanë dhe s’munda të qaj për të

Video që po përlot botën:E varrosa<br />babanë dhe s’munda të qaj për të
Një vajzë e cila është arratisur nga Koreja e Veriut ka treguar historinë e saj para gjithë botës.
 
Lotët që i rridhnin në faqe ndërsa tregonte tmerret pa fund, janë pasuar prej trishtimit të të gjithë atyre që së bashku me të kanë ndjerë se deri ku mund të shkojë mizoria njerëzore.
 
“Kur isha 9 vjeçe pashë miken e mamasë sime të ekzekutohet publikisht. Krimi i saj? Kishte parë një film të Hollivudit. Babai im vdiq në Kinë pasi u arratisëm nga Koreja e Veriut. Mu desh ta varrosja fshehurazi në orën 3 të mëngjesit. Isha 14 vjeç. Nuk mundesha as të qaja. Kisha frikë se mos më kthenin mbrapsht në Kore.

Ditën që u arratisa pashë mamanë time ta përdhunonin, ai synonte të më përdhunonte mua. Isha 13 vjeç. Mamaja ime e la ta përdhunonote që të më mbronte mua. Ecëm në Shkretëtirën e Gobit duke u udhëhequr nga busulla, kur ajo s’punoi më, ndoqëm yjet drejt lirisë. Mongolia ishte liria jonë e momentit. “Vdekje ose dinjitet”. Të pajisur me thika ne ishim të përgatitur për të vrarë veten nëse do na kthenin në Korenë e Veriut.

Ne duam të jetojmë si njerëz, askush nuk meriton të shtypet për shkak të vendit nga vjen. Duhet të fokusohemi më pak te regjimi dhe shumë më shumë te njerëzit që po harrohen. Kur e trembur për vdekje po ecja në shkretëtirën e Gobit mendoja se akujt në botë nuk i bëhet vonë, më dukej se vetëm yjet ishin me mua. Por ju e dëgjuat historinë time, u kujdesët, faleminderit shumë”,
ka thënë vajza në fjalën e saj ndërsa lotët nuk i pushonin.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë