VIDEO/Rama kalon pranë
çadrës së protestuesve të PD
VD/Rama me Zahon, përshëndet protestuesit
VIDEO/Turma qëllon me patate policët

VIDEO/Rama kalon pranë<br />çadrës së protestuesve të PD<br />VD/Rama me Zahon, përshëndet protestuesit<br />VIDEO/Turma qëllon me patate policët
Vetëm pak minuta pas deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se e mirëpriste në çadër kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i është përgjigjur duke kaluar në këmbë fare pranë tendës së ngritur nga opozita. 

Edi Rama ka përshkuar në këmbë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" sot në mesditë, duke kaluar fare pranë çadrës së protestuesve.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga 4 truproja, është nisur nga zyra e tij në Kryeministri dhe ka kaluar përmes Bulevardit, duke u drejtuar ndërmjet Kryesisë së Kuvendit dhe Kullave Binjake. 

Pasi ka ecur për disa metra në këmbë, Kryeministri është ulur për të drekuar në një restorant aty pranë, jo shumë larg nga çadra e protestuesve. 

Parakalimi i Ramës në Bulevard ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të opozitës të cilët e kanë fishkëllyer Kryeministrin teksa kalonte përpara çadrës së tyre si dhe kanë thirrur në kor "Rama Ik", ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet. 

Rama del me djalin dhe përshëndet protestuesit
Pasi ka dreguar vetëm pak metra larg çadrës së PD, kryeministri Edi Rama ka dalë me djalin dhe ka përshëndetur protestuesit. 

Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, kreu i qeverisë mban në krah Zahon dhe teksa largohet përshëndet demokratët.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë