Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook, një video ku tregohet Rilindja e QSUT-së siç ai shkruan në këto dy vite qeverisje, përfshirë projektet dhe arritjet e bëra.

"S'ka dyshim se rilindja e QSUT është një ndër ndërmarrjet më të vështira të këtij mandati qeverisës dhe ka ende shumë punë për t'ia dalë. Por s'ka asnjë dyshim po ashtu se në vetëm dy vjet është bërë më shumë se në njëzet e dy vjet të marra së bashku, në rrugën e ndërtimit të një shërbimi dinjitoz shëndetësor, edhe pse ka plot probleme për të zgjidhur ende," shkruan Rama.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)