Kryeministri Edi Rama është maskuar si 'babagjyshi' i Vitit të Ri te "E diela shqiptare" ku ka dëgjuar historinë prekëse të një 9-vjeçari të paralizuar që nga lindja, por që dëshira e tij e madhe ishte të ngrihej në këmbë.
I mituri i kishte drejtuar një letër babagjyshit për plotësimin e dëshirave të tij, që të mund të ecë, një mjet transporti për në shkollë dhe një kukull për motrën më të vogël. Rama i premtoi Leos që çdo ditë do ta priste një taksi poshtë shtëpie për ta dërguar në shkollë, dhe së bashku do të bënin të pamundurën që Leo, i cili ka kryer 14 operacione, të ngrihej në këmbë.

(Letra e të miturit për babagjyshin)
"Ki besim tek une se do t'i bejme te gjitha ato që thamë", iu drejtua Rama 9-vjeçarit teksa ishte veshur si babagjyshi. "Kur shikon nga afer njerëzit qe kalojnë vështirësi të jashtëzakonshme kupton sa shumë kemi për të mësuar nga keta njerëz, në aspektin si prinder edhe si njerëz me përgjegjësi publike. Leo është një hero, ka një endërr që të çohet në këmbë, dhe unë jam i bindur që ai do çohet në këmbë sepse fuqia e tij për t'ia dalë është më e madhe përballë vështirësive që jeta i ka vënë përballe. Ti do shkosh në shkollë dhe kur të fillosh shkollën, çdo ditë do të presë poshtë shtëpisë taksia dhe do të të sjellë në shtëpi derisa të mbarosh shkollën", u shpreh Rama.
Kryeministri i ofroi shërbim me fizioterapi 9-vjeçarit deri në shërimin e tij, ndërsa teksa dëgjonte historinë e Leos u emocionua jo pak.

(Rama i emocionuar teksa dëgjonte historinë e Leos)
VIDEO/Surpriza e Kryeministrit Rama për djalin e paralizuar dhe vajzën e komunitetit egjiptian
/Shqiptarja.com

FOTO