VIDEO/ Real Madrid 'monumental'! Pëson gol pas 38 sekondave dhe përmbys 3-2 Almerian në minutën e 99 për kreu e La Ligas

VIDEO/ Real Madrid 'monumental'! Pëson gol pas 38 sekondave dhe përmbys 3-2 Almerian në minutën e 99 për kreu e La Ligas

Bellingham tenton mrekullinë


105 minuta lojë, kaq ka zgjatur dueli i La Ligas mes Real Madridit dhe Almerias në "Bernabeu". Për raundin e 21-të në kampionat, 'Galaktikët' fituan 3-2 kundër Almerias në një ndeshje të çmendur me pesë gola dhe përmbysje. Tanimë djemtë e Ancelottit marrin kreun e renditjes.

Ndeshja në Madrid nisi "malore" për të besuarit e Ancelottit, pasi pas vetëm 38 sekondave ishte Almeria që me Ramazanin kaloi në epërsi. Si të mos mjaftonte kaq, Gonzales shënoi të dytin për miqtë duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.

Pjesa e dytë ishte e vrullshme për Realin, që shënoi me Bellingham nga penalltia në të 56 minutë, Vinicius në të 67 minutë dhe Carvajal në minutën e 99. Sfida ishte me të vërtetë emocionuese, me Realin që shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë. Almeria me vetëm gjashtë pikë mban fundin e renditjes.

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Girona 'shuplakë' Sevillas, katalanasit vijojnë në krye të La Ligës! Real Madrid fiton mes polemikave, Barça 'poker' Betisit


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur