VIDEO/ Real Madridi i përmbysi 3-2, Almeria bërtet skandalin në La Liga! VAR-i anulon golin model: Na grabitën

VIDEO/ Real Madridi i përmbysi 3-2, Almeria bërtet skandalin në La Liga! VAR-i anulon golin model: Na grabitën

Garitano, trajneri i Almerias

Real Madridi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Almerias në një ndeshje që zgjati 105 minuta dhe goli i fitores për "Galaktikët" u shënua në të 99 minutë. Miqtë që janë në vendin e fundit në La Liga kanë protestuar, duke thënë se ndihen të vjedhur.

Gjithçka i referohet golit të tretë shënuar nga Almeria në të 62 minutë. Aribas ndali sferën në rrjetë, me VAR-in që anuloi gjithçka për pretendimet e një faulli. Kaq ka mjaftuar që trajneri Garitano i miqve të tërbohej në stol, ndërsa lojtari i Almerias, Gonzalo Melero e vendosi barrën e fajit nga arbitrat.

"Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… shumë interpretime, si goli me dorë (nga 2-2 i Vinicius), ose është top me dorë, ose nuk është, por nuk duhet të shkoni kurrë në VAR . Thjesht nuk mundesh”.

Edhe shoku i tij i skuadrës, Marc Pubil e ka me këtë rast. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim dhe se nuk mund të përfundonte kështu. Asgjë tjetër për të thënë".


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Girona 'shuplakë' Sevillas, katalanasit vijojnë në krye të La Ligës! Real Madrid fiton mes polemikave, Barça 'poker' Betisit


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë