Rey Manaj ka shënuar golin e 22-të sezonal dhe të 18-in në Superligën e Turqisë. Sivasspor fitoi 1-0 kundër Konyasporit të Cikalleshit dhe Et'hemit, duke bërë që Manaj të jetë jetik në ekipin e tij. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin në minutën e 86-të, duke treguar se minutat e fundit janë të preferuara për të që të shënojë.
Në fundin e lojës të tijtë fituan një goditje dënimi që u mor përsipër nga 27-vjeçari. Në gjuajtjen e parë Manaj u ndal nga muri mbrojtës, ndërsa në kthimin e topit, pasi kontrolloi sferën lushnjari lëshoi sërish një të djathtë të fortë që fundin e kishte në rrjetë.
Tanimë në kampionat ai shkon në kuotën e 18 golave, me Icardin (21) dhe Dzekon (20) që kanë bërë më mirë se ai.
— News video (@Newsvideo13) April 28, 2024