VIDEO/Rikthehet pas 12 vitesh
mungesë në treg telefoni Nokia 3310

VIDEO/Rikthehet pas 12 vitesh<br />mungesë në treg telefoni Nokia 3310
U deshëm më shumë se 17-të vite pas prodhimit të parë të telefonit të Nokia-s, 3310 dhe 12 vite që prej momentit që kompania ndaloi prodhimin e tij, që telefoni të vinte sërish në treg për adhuruesit e tij.

Në një event i cili u zhvillua në Barcelonë dhe u transmetua në të gjithë botën nëpërmjet internetit, kompania finlandeze “HMD Global”, prezantoi telefonin Nokia 3310, i cili përveç cilësive më të mira të paraardhësit të tij, tashmë ka marrë edhe cilësi të telefonave android.

Ndërkohë kompania “HMD Global”, e cila ka hedhur në treg edhe 3 telefona të tjerë android, ka deklaruar se pret që Nokia 3310, i cili vjen me një çmim prej 49 dollarësh në treg të ketë shitje shumë të mëdha në të gjithë botën.

Tashmë telefoni i ri Nokia 3310, ju jep mundësinë që jo vetëm të bëni foto me të, por edhe të lundroni në internet me një shpejtësi prej 2.5 Gb dhe cilësia e tij më e veçantë vazhdon të mbetet jetëgjatësia e baterisë së tij, e cila ju mundëson më shumë se 22 orë përdorim të pajisjes.

Shumë persona e konsiderojnë telefonon e mëparshëm Nokia 3310, si një prej telefonave më të mirë të prodhuar ndonjëherë për shkak të jetës së gjatë të baterisë së tij dhe fortësisë që kjo pajisje kishte.

Para se të dilte nga prodhimi në vitin 2005, kompania raportoi se më shumë se 126 milionë njësi të 3310 ishin shitur në të gjithë botën. Tashmë mbete të shohim nëse  3310 i ri do të ketë të njëjtin sukses si paraardhësi i tij.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja