Video/ Rita Ora kërcen në aeroportin e Veronës me çiftelinë që i dha Veliaj

Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj. Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e Erion Veliajt.

Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.

Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare.

Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës, ku çiftelia është një element thelbësor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja