Futbolli elitar në Itali, Serie A, mbylli mbrëmjen e të hënës raundin e 15-të. Në "Olimpico", vendasit e Romës fituan 1-0 kundër Comos për të qenë në ndjekje të kryesuesve të Interit.
Ndeshja vendosi përballë dy skuadra sulmuese dhe rastet për gola nuk munguan, por deçizive ishte minuta e 61-të, kur pasimi i Soule u shfrytëzua nga Wesley Franca i cili i dha tri pikë verdhekuqve. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Roma rigjen suksesin dhe kontaktin me kreun. Nga ana tjetër Como pëson humbjen e dytë radhazi.
Pas raundit të 15-të, Roma me 30 pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Como me 24 pikë në vendin e shtatë. Kryeson Interi me 33 pikë, ndjekur nga Milani me 32 pikë dhe Napoli me 31 pikë.
Komente









Parashikohet qe Roma/Napoli fiton scudetto kampionatin serie A
Përgjigju