Roma fitoi 2-0 kundër Napolit në superndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Kampionët e Italisë në fuqi shohin mos i "bëjë derman" as Mazzarri në stol, duke i dorëzuar Romës vendin e gjashtë në renditje. Sfida ishte e tensionuar, aq sa Mourinho në një moment u përplas me Kvarën, por gjithçka kaloi me këshillin, paçka se trajneri i Romës mori karton të verdhë. Në pjesën e dytë dueli ishte i luftuar, teksa Napoli mbeti me nëntë futbollistë në fushë pas daljes me karton të kuq të Politanos dhe Osimhen. Sfida u zhbllokua nga Pellegrini në të 76 minutë, teksa Lukaku në 90+5 "vulosi" gjithçka. Roma me 28 pikë mban vendin e gjashtë, një më shumë se Napoli që është një pozitë më poshtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A, Juventus fiton me 'shpirtin nëpër dhëmbë'! Roma shkëlqen 2-0 me Napolin
