Video/Rooney sherr gjatë "Keçit" 
godet me shuplakë wrestlerin Barrett

Video/Rooney sherr gjatë "Keçit" <br />godet me shuplakë wrestlerin Barrett
Gjatë një ndeshje të sportit Wrestler të kategorisë WWE RAW në publik ishte i pranishëm dhe sulmuesi i Mançester United Wayne Rooney.

Situata është “ndezur” nga Barret, i cili ka marrë mikrofonin dhe ka filluar të provokojë Rooney, duke i thënë të pranishmëve se:

“Në këtë ring janë dy burra që mund të përshkruhen si kampionë, gjë që nuk nuk mund të thuhet për Wayne Rooney dhe Manchester United”.


Barret, i ka thënë turmës se po mendonte ta ftonte Rooneyn, i cili ishte bashkë me djalin e tij, në ring, por shtoi: “Nuk do të më pëlqente që djali yt të shihte babanë e tij të dështonte.

Edhe pse e shikon këtë gjë sa herë që futesh në një fushë futbolli”.

Konflikti verbal ka vazhduar pasi Barret ka zbritur nga ringu dhe i është afruar futbollistit. 

Pas disa shkëmbime fjalësh Rooney e qëllon atë me shuplakë fytyrës.

Nuk dihet nëse kjo ishte pjesë e spektaklit apo e natyrshme por gjërat në të vërtetë dukeshin shumë serjoze.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna