VIDEO/ Rruzulli vuan temperatura ferri, Menorca e Spanjës përmbytet nga rrebeshi i shirave! Uji vë gjithçka përpara

Spanjë- Teksa pjesa më e madhe e rruzullit, përfshi edhe Shqipërinë, po vuan temperaturat ekstreme sikur ka zbritur “ferri” në Tokë, disa rajone përfshihen nga fenomene apo dukuri atmosferike të ekstremit të kundërt si përmbytjet.

Dhe kësaj dukurie gjeofizike nuk i ka shpëtuar as Spanja. Pamjet që shihni vijnë nga përmbytjet prej shirave të rrëmbyeshëm që përfshijë një pjesë të gadishullit Iberik dhe veçanërisht në  Menorca.

Ujërat vërshuan të turbullta dhe me mbetje dherash e inertesh, gati duke mbuluar makinat që ndodheshin në rrugë dhe përmbytur banesat.

Mediat spanjolle njoftuan se koha e keqe ka shkaktuar dëme të rënda. Komuna më e prekur nga stuhia ishte Es Mercadal, ku siç shihet edhe nga pamjet, një përrua vërshoi tërësisht pas daljes nga shtrati, duke përshkuar dhe zhytur nën ujë zonën urbane, që gjithashtu njihet si atraksion turistik.

Mediat raportuan se edhe ajo e Fornells nuk i shpëtoi përmbytjeve dhe dëmeve.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'