Sarandë-Një mjet tip “Benz” me targa “ AA 194 LN” ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë duke shkaktuar dy të plagosur.
Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të transportuar dy të plagosurit në spitalin Rajonal të Sarandës, raportohet se shoferi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta që ka pësuar nga aksidenti. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv mjeti ka thyer xhamin e biznesit duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Policia rrugore dhe ajo e rendit ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO