Taulant Seferi po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë. Sulmuesi shqiptar është në formë të jashtëzakonshme me Bodrumspor në Ligën e Parë turke, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
Në ndeshjen e fundjavës ndaj Hatayspor, e cila përfundoi me fitoren bindëse 5-0, Seferi ishte protagonisti absolut. Sulmuesi shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke udhëhequr ekipin drejt një triumfi spektakolar.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 5-të, kur Seferi asistoi për Dumanlin. Më pas, Fredy dhe Brazao shtuan epërsinë, përpara se shqiptari të vuloste pjesën e parë me dy gola të shpejtë në minutat 39-të dhe 44, duke kompletuar dopietën personale.
Falë këtij performimi, 28-vjeçari nga Kumanova ka arritur në kuotën e 7 golave dhe 3 asisteve në 9 ndeshje, duke u renditur mes lojtarëve më produktivë të kampionatit.
Pavarësisht formës, Seferi nuk është përfshirë në listën e trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet e tetorit që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Serbisë (11 tetor në Leskovac) dhe Jordanisë (14 tetor në Tiranë).
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhuratë 'strategjike', Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë
25 Dhjetor, 12:57
-
Kryeministri libian: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka vdekur në një aksident ajror në Turqi! 4 viktima të tjerë
23 Dhjetor, 20:59
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi me Trabzonsporin
23 Dhjetor, 09:16
-
Debati për buxhetin 2026/ Deputetët e mazhorancës dhe opozitës sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:22
-
VIDEO/ Asllani dhe Ismajli në fushë, Torino fiton 0-1 në fushën e Sassuolos
21 Dhjetor, 17:21
-
Nga La Liga në MLS dhe Panathinaikos, tre klube në sulm për Juljan Shehun
20 Dhjetor, 10:32
-
Turqi/ Operacion kundër trafikimit të drogës në Stamboll, arrestohet aktorja turke dhe 7 persona të tjerë
19 Dhjetor, 22:41
-
Mirlind Daku 'gol' jashtë fushe, bëhet baba për herë të parë! Emri i veçantë i vajzës
19 Dhjetor, 12:15
-
Skandali i basteve sportive në Turqi, Federata e Futbollit pezullon 224 futbollistë dhe 24 arbitra
18 Dhjetor, 15:57
-
Berat Gjimshiti mbyll vitin prej dëmtimit
18 Dhjetor, 15:05
-
Dy fitore në dy ditë, Shqipëria e futsallit mposht 4-2 Turqinë në Stamboll
18 Dhjetor, 14:00
-
Medon Berisha humbet fillimin e vitit 2026, jashtë fushe për të paktën 40 ditë! Gati për Kombëtaren
17 Dhjetor, 16:12