Askujt nuk i pëlqen të presë, aq më pak të presë semaforin gjatë fluksit të shpejtë të ditës për të qenë në kohë në punë, në shkollë apo në takime.
Mosndalimi përballë semaforit me dritë të kuqe mund të jetë shumë e rrezikshme për kalimtarët, të cilët rrezikojnë jetën vetëm për të kaluar në anën tjetër pak sekonda më shpejt. Për këtë arsye një grup të rinjsh krijuan Dritën që Kërcen në Trafik.
Ky krijim mundëson jo vetëm sigurinë e njerëzve të cilët të tërhequr nga pamja e dritës që kërcen nuk nxitojnë të kalojnë rrugën pa kujdes, por shërben dhe për argëtimin e kalimtarëve të cilët kalojnë disa sekonda interesante duke qeshur e kërcyer.
Ky projekt i veçantë nisi në një kryqëzim me trafik të rënduar të Lisbonës, në Portugali dhe me vendosjen e kutisë së kërcimit në anë, kalimtarët e zakonshëm ftoheshin të merrnin pjesë në këtë eksperiment duke hyrë brenda e duke kërcyer sipas dëshirës.
Lëvizjet e tyre transmetohen në kohë reale në dritën e kuqe të trafikut. Rezultati ishtë mjaft i suksesshëm, me 81% të kalimtarëve që ndaluan dhe pritën kohën e duhur për ndezjen e dritës jeshile.
Një ide brilante kjo që do duhej të praktikohej dhe në vende të tjera të botës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO