Serie A është në javën e 19-të. Në 18:30, Bologna dhe Cremonese barazuan 1-1, teksa në 20:45 Interi humbi 0-1 me Empolin.
Në stadiumin "Renato Dall'Ara", Bologna dhe Cremonese barazuan 1-1 për javën e 19-të në Serie A. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll pa gola, teksa në minutën e 50-të miqtë kaluan në avantazh. Okereke nuk gaboi nga pika e bardhë duke mposhtur Skorupskin, me djemtë e Mottës që shtuan presionin pas këtij rasti. Goli i barazimit do vinte vetëm pesë minuta më vonë (55'), me autogolin e Chiriches. Megjithë tetë minutat shtesë, ndeshja përfundoi 1-1. Me këtë barazim Bologna shkon në kuotë e 23 pikëve në vendin e 11-të, teksa Cremonese me 8 pikë mbetet në vendin e fundin të Serie A.
Inter humbi 0-1 me Empolin në javën e 19-të të Serie A. Në "Giuseppe Meazza" vendosi goli i Baldanzi në minutën e 66 të ndeshjes, me miqtë që marrin tri pikë duke mundur një nga skuadrat më të forta të kampionatit pas 19 vitesh në Milano. Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, teksa në fundin e pjesës së parë Skriniar me dy kartona të verdhë prishi skemat e Inzaghit. Me një lojtar më shumë, Empoli mori frenat e lojës në dorë dhe Baldanzi mposhti Onanën pas asisti të Nedim Bajramit. Edhe futja në lojë e Kristjan Asllanit, Dzeko, Gosens apo edhe Lukakut nuk ndryshoi rezultatin për Interin. Me 37 pikë Inter mban pozitën e tretë në renditje, teksa Empoli shkon në kuotën e 25 pikëve për vendin e nëntë, dy pikë më shumë se Juventus.
Renditja: