VIDEO/ Gjimshiti rikthehet në fushë pas 2 muajsh, Lazio fiton në Bergamo! Napoli mund Romën dhe kryeson Serie A

VIDEO/ Gjimshiti rikthehet në fushë pas 2 muajsh, Lazio fiton në Bergamo! Napoli mund Romën dhe kryeson Serie A

Pamje nga Udinese - Torino

Serie A ka zhvilluar sot  ndeshjet e javës së 11-të. Në 12:30. Udinese ka humbur në shtëpi 1-2 me Torinon. Aina në minutën e 14 dërgoi miqtë në avantazh, teksa 12 minuta më vonë Deulofeu vendosi ekuilibrat në fushë. Kur duket se peshorja anoi nga vendasit, Pellegri në të 69 minutë shënoi golin e dytë për Torinon, duke i dhënë tri pikë skuadrës së Juric. Me 14 pikë Toro shkon në vendin e nëntë, teksa Udinese mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë. Bologna fitoi 2-0 me Leccen falë golave të Arnautovic dhe Ferguson.

Atalanta humbi 0-2 me Lazion në javën e 11 në Serie A. Në Bergamo për vendasit u rikthye në fushë edhe Berat Gjimshiti që mungonte prej dy muajsh për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke mos evituar humbjen e të tijve. Golat për Lazion u shënuan nga Zaccagni në minutën e 10-të, teksa Felipe Anderson në minutën e 52 shënoi golin e qetësisë dhe "vulës" për tri pikët. Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 24 pikëve, aqsa ka edhe Atalanta. Skuadra e Sarrit i merr vendin Atalantës për shkak të golavarazhit.

Napoli  ka mposhtur 0-1 Romën në "Olimpico" për javën e 11 në Serie A. Goli i Osimhen në minutën e 81 vendosi ndeshjen, me skuadrën e Spallettit që merr fitoren për t'u shkëputur me tri pikë në krye të Serie A. Me 29 pikë, napoletanët lënë pas Milan që ka 26 pikë. Napoli vijon rekordin në Europë, duke qenë skuadra që nuk ka humbur ende këtë sezon.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
VIDEO/ Napoli është për rekord, skuadra e Spallettit mund edhe Romën në 'Olimpico'! Kryeson Serie A

Napoli  ka mposhtur 0-1 Romën në "Olimpico" për javën e 11 në Serie A. Goli i Osimhen në minutën e 81 vendosi ndeshjen, me skuadrën e Spallettit që merr fitoren për t'u shkëputur me tri pikë në krye të Serie A. Me 29 pikë, napoletanët lënë pas Milan që ka 26 pikë. Napoli vijon rekordin në Europë, duke qenë skuadra që nuk ka humbur ende këtë sezon.

 

Ora 19:54
VIDEO/ Gjimshiti rikthehet në fushë, Lazio fiton me Atalantën në Bergamo

Atalanta humbi 0-2 me Lazion në javën e 11 në Serie A. Në Bergamo për vendasit u rikthye në fushë edhe Berat Gjimshiti që mungonte prej dy muajsh për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke mos evituar humbjen e të tijve.

Golat për Lazion u shënuan nga Zaccagni në minutën e 10-të, teksa Felipe Anderson në minutën e 52 shënoi golin e qetësisë dhe "vulës" për tri pikët. Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 24 pikëve, aqsa ka edhe Atalanta. Skuadra e Sarrit i merr vendin Atalantës për shkak të golavarazhit.

 

Ora 15:44
VIDEO/ Udineses i mbaron 'magjia', Torino e mund në 'Friuli'

Në 12:30 Udinese ka humbur në shtëpi 1-2 me Torinon. Aina në minutën e 14 dërgoi miqtë në avantazh, teksa 12 minuta më vonë Deulofeu vendosi ekuilibrat në fushë. Kur duket se peshorja anoi nga vendasit, Pellegri në të 69 minutë shënoi golin e dytë për Torinon, duke i dhënë tri pikë skuadrës së Juric. Me 14 pikë Toro shkon në vendin e nëntë, teksa Udinese mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari