Sot, në ditën e 78-ë të protestës së zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë, ka pasur përplasje të forta mes disa personave në sheshin para Kryeministrisë.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Tema, duken 2 grupe protestuesisht, mes të cilëve edhe figura të njohura, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Në sherr përfshihen edhe persona të tjerë që përpiqen të qetësojnë situatën.

“Qetësohu mo se jena me fëmijë aty o shok”, dëgjohet të thotë një prej protestuesve.

“Ore na ka rënë neve or shok”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues.

Tensionet vijnë në një moment kur numri i protestuesve ka pësuar rënie të ndjeshme dhe kur ende nuk është identifikuar qartë një trupë drejtuese (pasi ka grupime të ndryshme që pretendojnë se udhëheqin turmën).

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë raportuar edhe debate të forta në rrjetet sociale mes ‘drejtuesve’ të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë. Mesa duket, tensionet po transferohen nga rrjetet sociale drejt sheshit.

R.Xh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
3.8 / 5 (5 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?