Valencia- Një video e shpërndarë në internet tregon momentet e para kur zjarri në një bllok apartamentesh në Valencia, Spanjë, dhe shpejtësinë me të cilën u përhap më pas.
Zjarri ra pasditen e së enjtes, 22 shkurt. Policia thotë se nuk po kërkon më asnjë person të zhdukur, pasi 10 trupa u nxorën nga rrënojat.
Zjarri e përfshiu bllokun banesor 14-katesh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur për shkak të erërave të forta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit. Ekziston frika se veshja e fasadës së ndërtesës mund të ketë ndihmuar në përhapjen e zjarrit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin, duke premtuar se do të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme.
Rujna zot ne shipni jan ba tan apartamentet me njikyt veshje ????????????????????
Përgjigju