LIBRAZHD - Një shi i rrëmbyeshëm ka vërshuar në qytetin e Librazhdit këtë mbasdite, teksa janë përmbytur disa lagje.

Gjithashtu janë bllokuar disa puseta të shkarkimit të ujërave. Probleme ka patur unaza kryesore e qytetit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim për shkak të përmbytjeve të rrugëve dhe qytetarët detyrohen të dalin nga makina për të shtyrë automjetin.

Tashmë situara duket e normalizuar pasi grupet e punës janë në terren.