SHKODER - Familjarë, miq, të afërm dhe qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Florenc Beqirit mesditën e kësaj të premte. Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Duam drejtësi për djalin tonë".

Trupi i pajetë i 23-vjeçarit, djal i vetëm i familjes Beqirit, mbërriti nga Franca një ditë më parë, ndërsa familja kishte hapur dyert e mortit një javë më parë pasi i riu humbi jetën në spitalin e Marsejës në Francë. Mbeten ende mister rrethanat e vdekjes së të riut i cili dyshohet se është dhunuar në ambientet e qendrës së ndalimit të emigrantëve, ndërsa autoritetet insistojnë se Florenci tentoi vetëvrasjen. Por familja e Florencit kërkon të drejtësi. Apeli i babait të tij mes lotëve ishte i qartë dhe i prerë: "Drejtësi për djalin tim të vetëm".  

florenc beqiraj
(Qindra të pranishëm në lamtumirën e Florencit)

Kthimi në atdhe i trupit të Florenc Beqirit u bë falë ndërhyrjes së autoriteve shqiptare në bashkëpunim me ato franceze. Ndërkohë në Tiranë u zhvillua edhe një protestë pak ditë më parë ku u dënua heshtja e institucioneve edhe pse fotot e Florencit në gjendje kome nga spitali i Francës u shpërndanë masivisht në rrjetet sociale, duke ngjallur një sensibilitet të jashtëzakonshëm. 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com