TIRANE - Një shofer i dehur dhe një tjetër drejtues që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, u arrestuan këtë mëngjes nga Policia, pasi tentuan të korruptojnë efektivët rrugorë. Në dy situata të ndryshme, policia e Tiranës vuri në pranga Donald Nelën dhe Tedian Z.
Shoferi i dehur tentoi të korruptojë policët me 3 mijë lekë
A1 Report siguron videon e ndalimit te shoferit Donald Nela qe drejtonte makinen ne gjendje te dehur, dhe momentin kur tenton t'i jape parate te futura ne dokumentet e automjetit.
Në orën 05.30 të mëngjesit të së dielës tek kryqëzimi i “Vasil Shantos” dy punonjës të policisë rrugore, F.A dhe A.H ndaluan automjetin tip Nissan me targa TR 5345 U të drejtuar nga 21-vjeçari Donald Nela. Sipas Policisë ai ka bërë manovra të gabuara ndërsa pas kryerjes së testit, rezultoi se ishte i dehur. Në kushtet kur punonjësit e policisë i kanë kominukuar se do të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Nela ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë me 3 mijë lekë. “merri lëkët dhe më lini që të vazhdoj”, mësohet t’i ketë thënë i riu efektivëve. 21-vjecari akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shoferi i arrestuar Donald Nela
U fut në kahun e kundërt të rrugës, tentoi të korruptojë policin me 500 lekë
Ndërkohë, rreth orës 05:50 në Bulevardin “Bajram Curri“, automjeti tip “Volsvagen“, me targa DR 8521 D, i drejtuar nga Tedian Z, ka thyer rregullat duke lëvizur në kahun e kundërt të rrugës. Ai u ndalua nga punonjësi i Policisë Rrugore G. B, ku drejtuesi ka tentuar ta korruptoj, duke i nxjerrë një kartmonedhë 500 lekëshe. Pas këtij veprimi shoferi u shoqërua në komisariat.
/Shqiptarja.com

VIDEO