VIDEO-SHOK/ Lavdrim Muhaxheri
i ISIS ekzekuton një të ri me bazuka

VIDEO-SHOK/ Lavdrim Muhaxheri<br />i ISIS ekzekuton një të ri me bazuka
TIRANË - Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti shqiptar nga Kosova i cili është bashkuar krah terroristëve të ISIS ka shuar të gjitha dyshimet nëse ishte vrarë apo jo, teksa është shfaqur në një video tronditëse të publikuar nga militantët e ISIS.
 
Muhaxheri shihet në video duke ekzekutuar një person (i cili duket të jetë i ri në moshë) me armë të rëndë bazuka.
 
Por tmerri nuk mbaron këtu, ku terroristët pas ekzekutimit fillojnë të kërcejnë dhe të këndojnë. Sipas të dhënave, video thuhet se është bërë në Siri, ndërsa personi i ekzekutuar akuzohej se kishte luftuar kundër ISIS në Siri.
 
I riu raportohet të jetë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.
 
Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar foto të tijën me një kokë të prerë njeriu në duar, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera