Hedhja e dhëndrit në ajër gjatë dasmës si duket nuk është vetëm një traditë shqiptare. Një dhëndër në Rumani ka thyer shtyllën kurrizore gjatë dasmës së tij për shkak të këtij zakoni.
Shokët e kanë hedhur në ajër por më pas nuk kanë arritur ta kapin, kështu ai ka rënë me kokë dhe ka thyer shtyllën kurrizore.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet momenti kur 31-vjeçari kërcen me nusen dhe vetëm disa sekonda më pas, miqtë e tij e ngrenë hopa duke shkaktuar incidentin e rëndë. Në vend që të shijonte muajin e mjaltit dhëndri ndodhet në spital, dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.