Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani sërish janë vënë në qendër të vëmendjes. Sipas mediave gjermane një përleshje masive ka ndodhur në një kamp azili në Hamburg, e protagonist kryesorë janë shqiptarët. Këta të fundit janë përleshur me azilkërkuesit nga Afganistani. 
 
Sipas të dhënave të policisë gjermane 6 emigrantë janë plagosur, ndërsa në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta si dhe thika.
 
Tre persona janë arrestuar, ndërsa po hetohen edhe për njoftime se një nga emigrantët shqiptarë kishte armë zjarri.
 
Kohët e fundit ka pasur një rritje të konflikteve që po ndodhin në kampet e azilkërkuesve në Gjermani.
 
Kjo ka bërë që autoritetet të kërkojnë ndarjen e emigrantëve sipas vendeve nga vijnë, apo edhe një ndarje fetare, myslimanë apo të krishterë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)