
Bologna mundi 2-0 Romën dhe tanimë shijon vendin e katërt në Serie A pas javës së 16-të. Në "Renato Dall'Ara", djemtë e Thiago Mottës shënuan golin e parë me Nikolo Moro në minutën e 37-të, pas një pasimi nga krahu i djathtë i Ndoye. Në pjesën e dytë Kristensen në minutën e 49-të shënoi autogol, për golin e dytë të vendasve. Tanimë Bologna është në zonën Champions dhe me 28 pikë mban vendin e katërt. Roma me 25 pikë është në pozitën e shtatë. Kujtojmë se te Roma mungonin Dybala i dëmtuar dhe Lukaku i pezulluar.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi merr tri pikë me Lazion pas pesë vitesh dhe shkëputet në krye të Serie A! Milan tripletë Monzës, Bologna fiton 2-0 ndaj Romës








