DORTMUND - Pamje të tilla nuk janë të zakonshme për t'u parë, me afro 50 mijë tifozë të Kombëtares që ishin prezent në "Iduna Park" për të ndjekur Itali 2-1 Shqipëri, ndeshjen e së shtunës për Grupin B të Euro 2024 në Gjermani.
Gjatë së premtes dhe së shtunës së shkuar, shqiptarët "pushtuan" Dortmundin dhe "lumi" kuqezi i tifozëve ka bërë bujë në mediet evropiane. Edhe njëherë po propozojmë pamjet fantastike nga marshimi i ultrasve të Kombëtares për në stadium, ndërsa imazhe si këto të kujtojnë tifozët e Dortmundit të quajtur si "Muri i Verdhë" që tanimë u shndërruan në "Muri i Kuq".
'Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë', shkruhet në banderolën e Tifozëve Kuq e Zi. Kujtojmë se Kombëtarja luan edhe dy ndeshje në Grupin B, ajo kundër Kroacisë në Hamburg më 19 qershor dhe kundër Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor.
Komente








Epo populli thjeshte buke e domate ka ngrene gjithmone, por me zemer te paster. Te tjerat qejfe e marifete jane per pushtetaret, banditet e mafiozet
Përgjigjutifoza me buke e domate me vete...
Përgjigju