Që Barcelona funksionon si një familje, kjo nuk ka dyshime. Diçka e tillë u pa edhe sot gjatë prezantimit të listës së Spanjës për në Kupën e Botës 2026. Trajneri Luis de la Fuente vendosi që të grumbullonte mesfushorin Pablo Gavi, paçka se ky i fundit shumicën e sezonit e kaloi pushim për shkak të një dëmtimi.
Lajmi u prit me gëzim nga Gavi, i cili ndodhej në stërvitje me Barçën, aty ku nuk i mbajti lotët dhe festoi me shokët e skuadrës. Madje video e shpërndarë në kanalet e komunikimit u filmua nga Lamine Yamal.
Lajmi kryesor:
De la Fuente publikon listën e Spanjës për në Kupën e Botës, asnjë futbollist nga Real Madridi! Barcelona me tetë emra


