Në mediat greke qarkullon një video e vrasjes së mafiozit grek Vassilis Stefanakos, mik i Alket Rizait.
Stefanakos u vra më 17 janar të këtij viti dhe kjo vrasje bëri një bujë të madhe, për shkak se emri i tij është i njohur në opinionin grek.
Miku i Alket Rizait ka qenë në burg për shumë vite për drejtim të organizatave kriminale, trafik armësh dhe droge, vrasje dhe akuza të tjera.
Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen “Haidari” të Athinës.
Autorët e kanë pritur Stefanakosin jashtë një ndërtese dhe kur ky i fundit ka dalë, njëri prej tyre është afruar në këmbë dhe e ka ekzekutuar, ndërsa personi tjetër lëvizte me motor dhe ka shkuar ka marrë shokun e tij për tu larguar në drejtim të paditur.
Sipas prokurorisë greke, përpos dy personave të kapur nga kamerat, kanë qenë të përfshirë në vrasje edhe persona të tjerë të cilët kanë ndjekur rutinën e mafiozit për të bërë të mundur ekzekutimin e tij.
/Shqiptarja.com