Një tjetër video e re tronditëse është publikuar sot nga ekstremistët islamikë të ISIS. Imazhet tregojnë një grua e cila qëllohet për vdekje me gurë, pasi është akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Ajo lutet për falje nga babai i saj, i cili në heshtje shikon të gjithë ngjarjen me ftohtësi. Në videon e regjistruar me një aparat celular shihen militantët e ISIS, të cilët këshillojnë gruan të pranojë fatin e saj, sepse ashtu ishte vullneti i Perëndisë.
Gjatë 5 minutave, ekstremistët e ISIS shfaqin pamjet e rënda të ekzekutimit të vajzës duke thënë se ‘ky është sheriati i Zotit, kështu edhe ajo do të ishte e kënaqur.’ Ekzekutimi, data e të cilit nuk dihet ende, zhvillohet në një zonë në lindje të Hama, në qendër të Sirisë.
/Shqiptarja.com