Një video që qarkullon në internet tregon një sjellje adoleshentësh të bërë nga ylli i Manchester United, Paul Pogba.

Si duket mesfushori 24 vjeçar ende nuk i ka formuar sjelljet e tij prej zotërie, dhe këtë e ka shfaqur në videon ku ai hedh gazetaren e ESPN në pishin dhe fillon e qesh me të madhe.

Paul Pogba dhe lojtari më i ri i Manchester United, Romelu Lukaku kanë zhvilluar një intervistë nga një gazetare e ESPN dhe në fund kanë vendosur një bast.

Gazetarja e humbi bastin me dy futbollistët dhe më pas Pogba e ka hedhur atë në pishinë.