TIRANË - Andi Bushaj, Dejvi Lamaj dhe Evarist Pashaj janë tre të rinjtë e dënuar nga Gjykata e Tiranës nën akuzën e ngacmimit seksual dhe mos kallëzimit të krimit në lidhje me video skandalin ku disa të rinjtë ngacmuan seksualisht shoqen e tyre teksa ndodhej për mjekim në urgjencën e spitalit Nënë Tereza.
 
Videoja u bë publikë me 4 janar të këtij viti në rrjetet sociale nga ku policia identifikoi tre të rinjtë e më pas ata u proceduan penalisht.
 
Video-skandali asokohe krijoi një reagim të madh të shoqërisë ku në pikëpyetje u vu dhe cilësia e shërbimit të rojeve të sigurisë në spitale dhe veçanërisht në urgjenca.
 
Dënimi i tre të rinjve 8 muaj për Evarist Pashën, 4 muaj për Dejvi Lamaj dhe Andi Bushaj 4 muaj është konvertuar nga Gjykata me orë pune. Vendimi është marrë pak ditë më parë në Gjykatën penale të Tiranës, ku pas 4 seancave Gjykatësi Albert Mece i ka gjetur ata fajtorë.

1
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)