Burreli dhe Korabi barazuan 1-1 këtë të diel për javën e 11-të të Kategorisë së Parë në futbollin shqiptar. Dueli i zhvilluar në "Liri Ballabani" ka pasur skena të pabesueshme dhune, me lojtarët dhe stafet e dy skuadrave që janë përleshur mes tyre. Një ndërhyrje e gabuar e vendasve në dëm të lojtarëve të Korabit ka bërë që situata për shumë minuta të dilte jashtë kontrollit, teksa në fushë veç dy skuadrave kanë hyrë edhe forcat e rendit.
Në shkallët e stadiumit tifozët kanë sharë me "libër shtëpie" miqtë, teksa nga përleshja mes lojtarëve ka pasur edhe të lënduar. Në pamjet më poshtë duket qartë se disa lojtarë janë fashuar.
Pas minutash pauze ndeshja rinisi dhe u mbyll në barazimin 1-1. Kjo nuk është hera e parë që këtë sezon në Kategorinë e Parë ka pasur skena dhune, ndërsa të shumtë kanë qenë lojtarët e pezulluar.