Slovan Bratislava dhe Hesperange barazuan 1-1 në Sllovaki, për ndeshjen që vlente turin e I kualifikues të Champions League. Përballja pati edhe një moment që nuk kishte lidhje me futbollin, teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit.
Ish-futbollisti i Milanit, Jurai Kucka ka kafshuar kundërshtarin nga Luksemburgu, Nega Ekofo. Në një dyluftim, dyshja e gjeti veten të shtrirë në fushën e gjelbërt, me Kuckën që imitoi Luis Suarez (kafshimi i famshëm kundër Chiellinit në Botëror).
Arbitrit ukrainas Viktor Kopjevskit i ka munguar ai detaj, por jo dhomës së VAR-it, ndaj në fund pas rishikimit të videos i është dashur t'i tregojë 36-vjeçarit sllovak rrugën për në dhomat e zhveshjes pas kartonit të kuq.