VIDEO/ Spalletti ndryshon Juven, 'Zonja e Vjetër' mposht 5-0 Cremonesen dhe lë pas Napolin
Festa e Juves pas golit të Bremer
Në Torino, Juventusi fitoi 5-0 kundër Cremoneses në një ndeshje që "Zonja e Vjetër" e fitoi pa shumë vështirësi. Bardhezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, atëherë kur goditja e Mirettit u devijua me kokë nga Bremer dhe u ndal në rrjetë. Vetëm tre minuta më vonë ishte kanadezi Jonathan David që dyfishoi shifrat, ndërsa Cremonese mbeti pa trajner në fushë pasi Davide Nicola u largua me karton të kuq. Në pjesën e parë kishte kohë edhe për golin e Yildiz. Turku mori përsipër goditjen e 11 metërshit, por sfera u stampua në shtyllë dhe u kthye sërish në këmbët e tij, me sulmuesin e Juves që e ndali në rrjetë.
Edhe fraksioni i dytë u dominua nga Juvja që shënoi dy gola të tjerë me autogolin e Terraccianos dhe realizimin e McKennie. Duket se trajneri Luciano Spalletti ka ndryshuar fytyrën e Juves, pasi gjatë 15 ndeshjeve nën drejtimin e tij në të gjitha kompeticionet, "Zonja" ka dhjetë fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje, atë kundër Napolit (2-1) për raundin e 14-të në Serie A.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
35.2%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ne i kemi bërë detyrat' Rama për RAI: Integrimi i Shqipërisë në BE është përshpejtuar, Korridori VIII projekt kyç për rajonin dhe Europën
30 Mars, 15:04
-
Itali/ Dyshohet se u vra nga ish i dashuri, Gjykata: Bisedat e 13-vjeçares shqiptare në ChatGPT provë kyçe, kërkonte si të dallonte një marrëdhënie toksike
30 Mars, 10:57
-
Revoltë globale kundër Donald Trump! Nga Minneapolis në Romë, miliona njerëz marrin pjesë në marshimin 'No Kings'
28 Mars, 16:27
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e prostitucion, në pranga 34-vjeçari, do ekstradohet në Itali
28 Mars, 11:51
-
Alban Daci: Skenarët e shumicës pas referendumit për drejtësinë
27 Mars, 16:29
-
Mesfushori i Napolit braktis Italinë ku ishte kapiten dhe vendos të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë
27 Mars, 14:49
-
Dorëheqje dhe rivalitete, ja çfarë po ndodh brenda shumicës qeverisëse së Georgia Melonit në Itali
26 Mars, 14:16
-
Bënin ‘kërdinë’ me vjedhjet, arrestohen 4 shqiptarë të bandës së ‘skifterave’ në Itali! Shifra ‘e frikshme’, grabitjet arrijnë vlerën 181 mijë euro
26 Mars, 11:37
-
Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri reagojnë pas referendumit në Itali: Pavarësia e drejtësisë, gur themeli i demokracisë
25 Mars, 15:05
-
E rëndë në Itali, 13-vjeçari godet më thikë në qafë mësuesen në korridorin e shkollës! I mituri mbante veshur një bluzë me mbishkrimin 'hakmarrje'
25 Mars, 10:50
-
Itali/ Humbja në referendumin për reformimin e Drejtësisë, ‘tërmet’ në qeverinë Meloni! Dy dorëheqje të njëpasnjëshme
24 Mars, 20:30
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11