Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me Granadën në La Liga 2 në Spanjë. Në ndeshjen e javës së 26-të, skuadra e tij po fiton 0-2 në transfertë kundër Villareal B. Golin e dytë për miqtë e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 28-të.
Pas asistit të Bodiger, beratasi nuk u mendua dy herë por tentoi nga jashtë zone duke realizuar një kryevepër. Për sulmuesin e Kombëtares ky është goli numër 15 në La Ligan 2 të Spanjës.
116 minuta për gol, kjo është mesatarja e Uzunit për të dalë te goli në Ligën 2 të Spanjës. Me këtë fitore, Granada për momentin është në vendin e pestë me 44 pikë.
Komento