Basel fitoi 3-1 kundër Servette në Zvicër, me sfidën që vlente për raundin e 15-të të kampionatit. Deçiziv për vendasit u tregua Xherdan Shaqiri me tre gola, dy prej të cilëve në fundin e sfidës.
Përballja u zhbllokua pas 40 minutave lojë, me Shaqirin që shuroi një perlë nga goditja e dënimit. Miqtë barazuan në pjesën e dytë me Cognat, ndërsa fundi ishte dramatik.
Sërish Shaqiri, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë ktheu epërsinë e Basel në 90+1, teksa vetëm pas pak sekondave shënoi edhe golin e tretë dhe mori topin në shtëpi. Vlerësim me notën 9.5 për Shaqirin që zhvilloi një ndeshje për t'u mbajtur mend, edhe pse tanimë i ka lënë 33 vite jetë.
Me këtë sukses Basel merr kreun e renditjes, paçka se në kuotë të njëjtë pikësh me Luganon (28).