VIDEO/ Spektakël oqeanik, ja si i ndjek marina meksikane anijet e kokainës së karteleve Narcos! Sekuestrohen 7,2 tonë drogë, 15 të arrestuar

Ky është momenti i filmuar me kamera infra gjatë natës dhe nga ajri, i garës oqeanike, në ndjekje me helikopter, mes Marinës së Meksikës dhe anijeve-skafe të karteleve të Narcos.

Të paktën 15 anëtarë të narkotrafikut u arrestuan, kurse forcat e rendit dhe detare sekuestruan 7,200 kg drogë (7,2 tonë), në dy ndjekje të veçanta me shpejtësi të lartë. Operacioni është zhvilluar më 23 gusht dhe pamjet u publikuan së fundmi nga “BBC”.  

Në një deklaratë, qeveria e Meksikës tha se “me sa duket sekuestrimi i ngarkesës së kokainës, ishte më i madhi i kapur gjatë administrimit të tyre”.

 

Kokaina e kapur nga marina meksikane

Pamjet e publikuara nga marina tregojnë se si u zhvilluan operacionet në brigjet e Meksikës, në Oqeanin Paqësor.

I pari ndodhej pranë qytetit Manzanillo dhe i dyti afër Lazaro Cardenas. Kartelet e drogës vitet e fundit kanë gjetur si strategji jo vetëm mjetet lundruese me supermotorë të fuqishëm për të rivalizuar forcat e ligjit, por edhe ndërtimin arkitekturoro-inxhinierik të nëndetëseve të posaçme, për t’u bërë “zotët e oqeanit”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh futbollisti 27-vjeçar

Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh futbollisti 27-vjeçar