Video/ Stërmbesa e Skënderbeut
në Kosovë, ja ku merr pjesë 

Video/ Stërmbesa e Skënderbeut<br />në Kosovë, ja ku merr pjesë 
Pasardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofie Kastrioti ka mbërritur në Kosovë. Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” dhe të bodrumit Stone Castle.
 
Vet Sofia u shpreh e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.
 
“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.
 
Ndërsa, për vet organizatorët e Hardh Festit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të performojë veprat e saj.
 
Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.
 
Festa e Vjeljes së rrushit “Hardh fest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin.

2

3

4

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri