VLORË - Kush ka zgjedhur që të pushojë në këtë fund gushti duke shpresuar se do të jetë edhe piku i verëps, i ka bërë llogaritë gabim.

Pas stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut në mbarë vendin ditën e djeshme, një mot i tillë është ka përfshirë edhe pasditen e sotme Vlorë. Stuhia e pazakontë nuk ka kursyer as zonat bregdetare. Mbrëmjen e sotme në Vlorë, shiu ka mbuluar rrugët e qytetit, ndërsa pushuesit nxitonin të zinin ambiente më të sigurta.
 
Niveli i ujit në rrugë ka shkuar në disa centimetra, duke krijuar probleme në disa zona të qytet, si dhe në zonën e Skelës dhe ato periferike.
Ky mot i pazakontë vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura që shkonin deri në mbi 40 gradë celsius. Pas këtyre dy ditëve me mot të keq, temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Meteorologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm të vazhdojë edhe përgjatë kësaj jave. Problem në disa zona janë edhe kufizimet e shpeshta të energjisë elektrike.
 

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)