VIDEO | Sulmuesi më i mirë kuqezi? Përgjigja e Bushit do ju befasojë!

VIDEO | Sulmuesi më i mirë kuqezi? Përgjigja e Bushit do ju befasojë!

Trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi, ishte i ftuar në “90 sekonda me Eraldon”. Ish-golashënuesi i Shqipërisë ka folur për shumë tema, ndërkohë që ka befasuar kur është pyetur se cili është sulmuesi më i mirë i kombëtares shqiptare, që në fakt nuk është ende pjesë e planeve të Christian Panucci-t. “Sulmuesi më i mirë i kombëtares? Është Rei Manaj. E kam stërvitur vetë, e kam parë se çfarë cilësish ka. E kam këshilluar të punojë shumë”, thotë Alban Bushi në intervistën e tij. Më tej, tekniku i përfaqësueses U-21 flet edhe skuadrën që ai drejton dhe nuk polemika për faktin që u privua nga dy yjet e skuadrës para ndeshjeve me Sllovakinë, pasi u morën nga Panucci me Kombëtaren A.

“Ndihem mirë si trajner i Shpresave. Patjetër që jam i zhgënjyer nga rezultatet e eliminatoreve të Evropianit. Nuk i prisja dy humbjet me Sllovakinë. Çfarë shkoi keq? Kishim pothuajse 11 mungesa. Vendimi i Panucci-t për të marrë Abazajn dhe Baren? Panucci është një trajner i ri dhe duhet ta kuptojmë të gjithë. 60% e kombëtares U-21 janë të gatshëm për Kombëtaren A”, - shprehet Bushi.

Trajneri ka rezerva për kampionatin shqiptar dhe shigjeton trajnerët për nivelin, ndërkohë që shpreh admirimin për idhullin e tij në futbollin shqiptar. “Në përgjithësi ka diferenca mes lojtarëve të kampionatit shqiptarë dhe atyre që luajnë jashtë. Lojtarët e kampionatit shqiptar bëjnë shumë gabime faktikisht. A janë problemet te trajnerët? Mendoj që po, - thotë Bushi. - Është më e vështirë të jesh trajner se sa lojtar. Futbolli është më shumë marketing sot. Sulmuesi më i mirë i kombëtares i të gjitha kohërave është Arben Minga dhe pas tij Agustin Kola. Skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur është Trabzonspor. Tifoz jam me Tiranën. Më vjen keq për dënimin e Skënderbeut, nuk e meriton”, - deklaroi Alban Bushi në intervistë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie