ANGLI - Elita e futbollit anglez, Premier League dhuroi emocione në ndeshjen e fundit të raundit të 10-të. Të hënën mbrëma në 'Stadiumin e Dritave' vendasit e Sunderland barazuan 1-1 kundër Everton.

Ndeshja nisi mirë për miqtë që gjetën golin e epërsisë pas 15 minutave lojë me Ndiaye. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, por menjëherë me nisjen e fraksionit të dytë Granit Xhakës iu deshën vetëm disa sekonda për ekuilibrat.

Le Fee asistoi për kapitenin shqiptar dhe Xhaka me një të majtë nga kufijtë e zonës e ndali sferën në rrjetë për rezultatin 1-1. Tanimë Xhaka me Sunderlandin e gjejnë veten në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Everton me 12 pikë merr vendin e 14-të.

Ndeshjen e radhës Sunderland e luan kundër kryesuesve të Arsenal në shtëpi dhe Xhaka gjen përballë ish-ekipin e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?